Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Në pajisjen e palosshme të Microsoftit mund të ekzekutohen aplikacionet Android, pritet më 2020

Gjatë muajve paraprakë ka pasur shumë thashetheme dhe spekulime rreth pajisjes së palosshme të Microsoftit, ndërsa më parë këtë muaj u sugjerua që kompania e prezantoi atë në mënyrë interne. Raporti i ri nga Forbes pohon se janë shfaqur informacione të reja rreth pajisjes, ndërsa si burim citohet kompania hulumtuese IHS Markit, raporton “Neowin”.

Sa i përket formatit të pajisjes, sugjerohet që pajisja do t’i ketë dy ekrane 9-inçëshe me raport të faqeve 4:3. Pritet që pajisja do ta përdorë 10nm Lakefield SoC të Intelit dhe do të jetë gjithmonë e lidhur me internet, dhe kjo lidhje mund të vijë në formën e LTE ose 5G. Natyrisht, pajisja do ta përdorte sistemin operativ Windows Core, shkruan KOHA Ditore.

Pjesa më e spikatur e raportit është ndoshta fakti se në pajisje do të mundë të ekzekutohen aplikacionet Android. Kjo sigurisht nuk është ndonjë ide e re, ndërsa ata që e ndjekin Windows 10 kanë dëgjuar për Projektin Astoria. Ky projekt është anuluar, por e dimë se buildet e reja të Windows 10 vijnë me një kernel të plotë Linux.

Forbes dhe Windows Central pajtohen për një termin të mundshëm për lansimin e pajisjes së re të palosshme PC dhe besojnë se kjo do të ndodhë gjatë gjysmës së parë të vitit 2020.