Duke filluar nga viti i ardhshëm Google Play Games do të jenë të disponueshëm në pajisje me ekrane më të mëdha sesa ato Android dhe Chrome OS.
Aplikacioni do të jetë i disponueshëm edhe në kompjuterët Windows. Detajet janë shumë të pakta kur do të ofrohet dhe sesi do të funksionojnë kontrollorët.
Shtysa kryesore e Google për të sjellë Google Play Games në Windows mendohet të kenë qenë Chromebook-ët dhe popullariteti që gjeti në këto platforma.
“Duke filluar nga 2022, lojtarët mund të provojnë lojërat e tyre të preferuara Google Play Games në më shumë pajisje”, tha kompania për The Verge.
Nuk është e qartë se çfarë teknologjie do të përdorë Google për të ofruar aplikacionet Android në Windows ose mund të aplikohen teknologjia cloud streaming.
Lajmi i Google vjen pak muaj pasi Microsoft filloi të testonte aplikacionet Android në Windows 11. Gjiganti i Windows ka ndërtuar një nënsistem për Android i aftë të luajë aplikacionet e këtij sistemi.
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Ekspozimi i foshnjave ndaj telefonave, ndikon negativisht në zhvillim
-
Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6
-
Padia e 15-vjeçarit për varësinë nga YouTube mbyllet me marrëveshje
-
Ekspertët paralajmërojnë: Lodrat me AI mund të rrezikojnë privatësinë e fëmijëve