YouTube po teston nga brenda një produkt për të luajtur lojëra online, ka raportuar “Wall Street Journal” duke cituar një email dërguar punonjësve në kompaninë mëmë Google, transmetoi Reuters.
Kompania ftoi punonjësit e saj të fillonin testimin e produktit të ri të YouTubet të quajtur “Playables”, thuhet në raport, duke shtuar se lojërat e disponueshme për testim përfshinin tituj të tillë si lojën arcade Stack Bounce.
Lojërat mund të luhen në faqen e YouTubet në shfletues të internetit ose nëpërmjet pajisjeve që përdorin sistemet celulare të Google Android dhe iOS të Apple.
Një zëdhënës i kompanisë për shpërndarjen e videove tha se lojërat kanë qenë prej kohësh fokus, duke shtuar se kompania po eksperimentonte me veçori të reja dhe nuk ka asgjë për të njoftuar tani.