Rritja më e madhe e YouTubeit në vitet e fundit ka ardhur nga shikimi në televizor, dhe kompania në pronësi të Google po kërkon të fitojë më shumë para nga kjo.
Një mënyrë për ta arritur këtë është futja e reklamave 30-sekondëshe në televizor, të cilat nuk mund të anashkalohen (skip). Reklamuesve në mbarë botën u janë paraqitur detajet, ndërsa në përdorim kjo veçori pritet të hyjë në ditët në vazhdim.
Kompania i ka thënë reklamuesve se inteligjenca artificiale e saj “optimizon në mënyrë dinamike mes reklamave gjashtë-sekondëshe, 15-sekondëshe dhe 30-sekondëshe në televizorë, duke siguruar që fushata të arrijë audiencën e duhur në kohën e duhur.”
Për ata që janë “alergjikë ndaj reklamave”, zgjidhja e qartë është abonimi në YouTube Premium. Abonimi kushton nga 7 deri në 14 dollarë – varësisht nga paketa që zgjedh.
-
20 vjet pas krijimit, YouTube shihet si lider i ri që e zëvendëson televizionin
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Padia e 15-vjeçarit për varësinë nga YouTube mbyllet me marrëveshje
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Meta e YouTube shkaktare të varësisë te të rinjtë, vendos juria