Shefi i Twitterit, Elon Musk, po akuzohet se ka ndaluar së paguari qiratë e zyrave të kompanisë, qëkur e bleu për 44 miliardë dollarë këtë rrjet social.
The New York Times raportoi të mërkurën se Twitteri s’i ka paguar qiratë as për selinë kryesore në San Francisco tash e disa javë, derisa zyrtarë të rrjetit social u tha se po tentojnë t’i negociojnë çmimet e qirave, transmetoi CNBC.
Kompanitë që i lëshojnë Twitterit objekte me qira, një prej tyre Shorenstein, u ankua te Musk për vonesa të pagesës së qirasë, derisa kompania e Muskut ende s’i ka kthyer përgjigje.
Në ditët e para, pas blerjes së rrjetit social, Musk u shpreh se Twitteri shënoi rënie të madhe të të ardhurave. Ai shtoi se kjo rënie u shkaktua si pasojë e reagimeve të grupeve kundrejt reklamuesve.
Musk ka pasur mëdyshje për blerjen e Twitterit, pasi akuzonte ish-stafin se e kanë zhvilluar këtë rrjet social me shumë përdorues të rremë.
Pas blerjes, Musk nisi disa ndryshime. Një prej tyre ishte kompaktësimi i stafit dhe shtimi i orëve të punës