Twitteri ka refuzuar të paguajë të paktën 500 milionë dollarë të premtuara pas largimit të mijëra punëtorëve nga puna kur Elon Musk bleu kompaninë, thuhet në një padi të ngritur.
Courtney McMillian paraqiti padinë në San Francisko para se të pushohej nga puna në janar.
Ajo pretendon se sipas planit të dëmshpërblimit të krijuar nga Twitteri më 2019, shumicës së punëtorëve u ishte premtuar dy muaj pagë e plotë, raportoi Guardian.
Por, Twitteri u dha vetëm një pagë dhe shumica nuk morën asnjë, ka thënë McMillian.
Twitteri pati pushuar nga puna gjysmën e fuqisë punëtore. Padia akuzon kompaninë dhe Muskun për shkelje të ligjit që rregullon benefitet e punëtorit.
Artikuj të ngjashëm
-
Ish-punëtori i Twitterit fiton mbi 550 mijë euro dëmshpërblim për shkarkim të padrejtë
-
Twitteri shkel marrëveshjen për pagesën e bonuseve miliona dollarëshe
-
Twitteri në krizë financiare
-
Twitteri paditet nga kompania australiane për mospagim të faturave
-
Twitteri paditet për mospagim të bonuseve për punëtorët