Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Musk konfirmon se do të vazhdojë ndihmën për Ukrainën me Starlink

starlink

Themeluesi i SpaceX, Elon Musk, njoftoi se terminalet e Starlinkut do të vazhdojnë në funksionojnë në Ukrainë, pavarësisht merr apo jo fonde nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së.

Musk shkroi në Twitter të hënën se ka komunikuar me autoritetet ukrainase dhe ua ka bërë me dije se termilanet do ta mbajnë ushtrinë ukrainase në komunikim në zonat e luftës.

“Edhe para se Ministria e Mbrojtjes të përgjigjej, i thash Mikhail Fedorovit (ministër ukrainas) se nuk do të ndërpritet Starlinku, edhe nëse Ministria refuzon ta financojë atë”, shkroi Musk.

Ministri ukrainas i Transformimit Digjital e konfirmoi mbështetjen e Muskut për ushtrinë ukrainase.

“Kjo ishte shumë e rëndësishme për Ukrainën. Ne ju jemi mirënjohës”, u shpreh Fedorov.

Musk u ankua javën e kaluar se Departamenti amerikan nuk e ndihmoi financiarisht Starlinkun që ta vazhdojë ndihmën për Ukrainën. Ai ishte shprehur se do ta ndërpriste këtë ndihmë.