Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka dhënë një nga nderimet më të larta shtetërore të Ukrainës pronarit të SpaceX, Elon Musk, ndërsa Kievi zyrtar kërkon të zgjerojë përdorimin e terminaleve Starlink të kompanisë, të cilat ofrojnë komunikime në fushën e betejës për forcat ukrainase, shkruan Reuters
Sipas një dekreti presidencial të publikuar në faqen e internetit presidenciale të mërkurën, Muskut iu dha Urdhri i Lirisë.
Dekreti vlerëson Muskun “për kontribute të jashtëzakonshme personale në mbrojtjen e jetës dhe lirisë njerëzore, dhe për zhvillimin e marrëdhënieve midis popujve të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Musku ka aktivizuar shërbimin e internetit satelitor Starlink mbi Ukrainë menjëherë pas pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në vitin 2022.
Ai është bërë shumë i rëndësishëm në komunikimet në fushën e betejës së Ukrainës dhe një mjet për pilotimin e dronëve.
Ukraina tani ka kërkuar të përdorë Starlink mbi territorin rus, ndërsa kërkon të sulmojë objektiva, përfshirë lëshuesit e raketave balistike që po shkaktojnë shkatërrime në qytetet ukrainase.
Edhe
Zelensky paralajmëron linjat ajrore të shmangin hapësirën ajrore ruse
Zelensky ka thënë se i është thënë se Musku e ka kundërshtuar këtë veprim duke e cilësuar si një "përshkallëzim të madh" të luftës.
Përdorimi i Starlink mbi territorin rus mund të zvogëlojë aftësitë në të cilat mbështetet Rusia për të zgjatur luftën, ka thënë Zelensky.
-
Zelensky flet për përçarjen me Fedorovin, i quan disa veprime të tij “të gabuara”
-
Trumpi propozon që Ukrainës t’i jepet licenca për prodhimin e raketave “Patriot”
-
Zelensky dënon zgjatjen e heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga SHBA-ja
-
Ukraina sanksionon Lukashenkon për mbështetjen e luftës së Rusisë