Tech

Musku emëron “krahun e tij të djathtë” drejtor të ri financiar për X dhe xAI

Elon Musk

Foto: Associated Press

Miliarderi Elon Musk e ka emëruar Anthony Armstrong, personin që e këshilloi atë për blerjen e X-it, drejtor të ri financiar të grupit të tij të inteligjencës artificiale xAI, raportoi të hënën “Financial Times”.

Armstrong do të drejtojë operacionet financiare si për xAI ashtu edhe për platformën X, thuhet në raport, duke cituar disa persona të njohur me çështjen.

Armstrong ka punuar me xAI për disa javë dhe u emërua zyrtarisht Drejtor Financiar ditët e fundit.

Ai do të jetë gjithashtu përgjegjës për drejtimin e biznesit të rrjeteve sociale drejt stabilitetit financiar.

Gjatë këtij viti, Armstrong ndihmoi Muskun të mbikëqyr Zyrën e Menaxhimit të Personelit gjatë kohës që ai punonte në Uashington në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë.

Armstrong do të zëvendësojë Mike Liberatoren si drejtor i financave të xAI-t. Liberatore u largua nga startup-i i inteligjencës artificiale këtë vit pas përplasjeve me anëtarët e rrethit të ngushtë të Muskut mbi strukturën e korporatës dhe objektivat agresive financiare.