Rrjeti i madh social, Twitter, ka ndarë tri koncepte për dizajnin e veçorive të reja të cilat është duke i menduar për shërbimin e vet. “Trusted Friends” (Miqtë e besueshëm) do t’ua limitonte përdoruesve audiencën për postime të caktuara në një rreth më të ngushtë miqsh, përderisa “Facets” do t’ua mundësonte përdoruesve kategorizimin e postimeve që dëshirojnë t’i shpërndajnë vetëm me “miqtë e besueshëm”. Në fund, rrjeti social po konsideron po ashtu edhe që përdoruesve t’ua mundësojë listimin e frazave të caktuara që s’kanë dëshirë t’i shohin në përgjigjet e tyre.
Këto ide janë vetëm në fazat fillestare, ka thënë Twitteri, dhe asnjëra s’është duke u zhvilluar aktualisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumë përdorues të Twitterit kanë llogari të shumta duke ndarë jetën personale me atë të punës, me njërën që nuk shpërndan postime personale. Megjithatë me veçoritë e reja përdoruesve do t’u lehtësohet përdorimi i vetëm një llogarie për të gjitha.
“Trusted Friends” është e ngjashme me veçorinë e Instagramit “Close Friends” duke ua mundësuar përdoruesve të bëjnë postime publike për të gjithë apo të ndarë për audiencën e caktuar të “miqve të besueshëm”.
Sipas Twitterit, përmes “Facets” njerëzit do të mund të zgjedhin ndjekjen e dikujt vetëm për postime të një teme të caktuar, e më pas mund ta ndjekin llogarinë si të plotë.