Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Me iOS 16, përdoruesit mund të anashkalojnë verifikimet CAPTCHA

iOS 16 do të ndihmojë përdoruesit të anashkalojnë sistemet anti-bot CAPTCHA që qëndrojnë mes përdoruesit dhe formave të identifikimit nëpër uebsajte.

Konkretisht iOS 16, iPadOS 16 dhe macOS Ventura kanë “Private Access Token” që bën të mundur kapërcimin e CAPTCHA-s në disa aplikacione dhe uebsajte.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Funksionaliteti i quajtur “Enable an Automatic Verification” përdor iCloudin për të verifikuar Apple ID dhe pajisjen e përdoruesit dhe si rezultat të ofrojë një token, i cili provon se jeni i besueshëm dhe jo një robot.

Apple ka thënë se gjatë këtij procesi nuk do të ndahen të dhëna të ndjeshme të llogarive. Kompania gjithashtu nuk e di e kush po bën kërkesën e verifikimit.

Sistemi paraqitet si i sigurisë dhe privat dhe nuk gjurmon adresat IP. Ajo që ka më tepër rëndësi është që teknologjia mund të shohë adoptim të gjerë përtej harduerit të Apple.

Cloudflare dhe Fastly janë dy kompani që kanë folur për mbështetjen e një teknologjie të ngjashme.