Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Më 2020, Apple refuzoi një milion aplikacione të reja

Foto: AP

Gjiganti teknologjik, Apple, ka njoftuar se i ka refuzuar gati një milion aplikacione që kërkuan të jenë pjesë e dyqanit “AppStore” për herë të parë më 2020.

Njoftimi është shenja e fundit se Apple po bëhet më transparente se si i miraton dhe refuzon aplikacionet e iPhonet si përgjigje kundër padisë së “Epic Games” dhe rregullatorëve të tjerë.

Apple përmes një liste ka ofruar statistika për procesin e aplikacioneve më 2020.

Ka refuzuar për herën e parë gati një milion aplikacione që aplikuan për herën e parë.

Ka refuzuar gati një milion përditësime.

48 mijë aplikacione janë fshirë për shkak të përdorimit të veçorive të fshehta, softuerë që Apple i përdor për qëllime të brendshme.

150 mijë aplikacione u hoqën për shkak të kopjimit të aplikacioneve tjera.

Edhe Gjykata amerikane thotë se Apple ka shkelur urdhrin për reformim të App Storet Tech Gjykata amerikane thotë se Apple ka shkelur urdhrin për reformim të App Storet

215 mijë aplikacione u hoqën sepse shkelnin privatësinë.

95 mijë u hoqën për shkak të mashtrimeve.

Apple ka hequr 470 mijë llogari të zhvilluesve për shkak të mashtrimeve.