Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

LG bën telefon me kamerë që nuk shihet

Gjiganti teknologjik, LG, po punon në konceptin e kamerës së përparme të telefonave, nën ekran.

Kjo është zbuluar pasi është gjetur një patentë e kompanisë lidhur me këtë koncept. Dizajni i ri eliminon nevojën e “shenjave” apo kornizave në telefon.

Patenta ishte aplikuar në Korenë e Jugut dhe parashikon dy dizajne të ndryshme – një me skaje të lakuara dhe një me skaje të drejta. Por koncepti është i njëjtë – një ose dy kamera krahas senzorit të zakonshëm. Ajo mund të jetë në mes ose në pjesën e lartë majtas në skaj të ekranit.

Akoma s’dihet kur do të dalë një pajisje e tillë në treg.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm