Tech

Lajmet e rreme nga ChatGPT-ja, Kina nis arrestime

ChatGPT

ChatGPT

Një person është arrestuar në Gansu të Kinës nën dyshimin se ka përdorur ChatGPT-në për të krijuar një lajm të rremë lidhur me përplasjen e një treni, raportoi të mërkurën Reuters.

Ky është edhe arrestimi i parë i Kinës në një hetim të lidhur me inteligjencën artificiale, i cili vë në pah shtrëngimin që Pekini po i bën falsifikimit të thellë të teknologjisë.

Historia, e cila pretendoi se aksidenti la të vdekur nëntë punëtorë ndërtimi në një qytet në Gansu-në veriperëndimore të Kinës, fitoi më shumë se 15,000 klikime pasi u publikua në mediat sociale më 25 prill.

I dyshuari që quhet Hong, u identifikua dhe u arrestua për sajimin e informacionit të rremë pasi policia gjurmoi të gjitha llogaritë dhe zbuloi se kompania e tij ishte e përfshirë.

Hong dyshohet se ka redaktuar lajmet e krijuara nga ChatGPT-ja dhe i ka ngarkuar në platformën në pronësi të Baidus.

Kina ka vendosur rregulla të reja për përdorimin e teknologjisë që lidhet me lajmet e rreme, të cilat kanë hyrë në fuqi nga 10 janari dhe janë krijuar për të frenuar përdorimin e teknologjisë gjeneruese të AI për të ndryshuar përmbajtjen në internet.