Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar mbërritjen e internetit të Starlinkut në Kosovë.
Kurti në një postim në Facebook e ka vlerësuar këtë si hap të rëndësishëm për avancimin e infrastrukturës digjitale.
Të shtunën Starlink ka njoftuar se ka nisur shrëbimet në Kosovë.
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare kishte lëshuar autorizimin për Starlinkun disa javë më parë.
“Starlink tash edhe në Kosovë. Pas lëshimit të autorizimit nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Starlink ka filluar shërbimet satelitore të qasjes në internet edhe në Kosovë. Ky është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi të shumta për qasjen në internet në çdo lokacion e cep të territorit të Republikës së Kosovës. Starlink është dëshmuar jashtëzakonisht i rëndësishëm në mundësimin e komunikimit kritik gjatë fatkeqësive natyrore ose rasteve të tjera të emergjencave kombëtare”, ka shkruar Kurti në Facebook.
-
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë - çfarë do të thotë kjo?
-
Starlink njofton se interneti i tij tash është në dispozicion edhe në Kosovë
-
Kurti: AKI-ja po kontribuon edhe në sigurinë rajonale e më gjerë
-
Kurti: Kosova e hapur për investime serioze dhe partneritete të mëdha infrastrukturore
-
Starlinku shtrihet në më tepër se gjysmën e globit – pse ky internet është i veçantë