Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Kompania kineze – SHBA-së: TikToku nuk do të shitet

Tiktoku ne SHBA

Kompania kineze ByteDace, e cila ka në pronësi TikTokun, ka thënë se nuk ka ndonjë synim ta shesë biznesin pasi SHBA-ja miratoi ligjin që e detyron atë ta shesë aplikacionin e famshëm të videove ose ai do të ndalohet në Amerikë.

“ByteDance nuk ka plane që ta shesë TikTokun”, ka thënë kompania në një deklaratë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

TikToku pati njoftuar se do ta sfidonte në gjykatë ligjin “antikushtetues”.

Shitja ose ndalimi i TikTokut si vendim u nënshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën, raportoi BBC. 

Ndikimi i Pekinit mbi kompanitë private ka ngrehur shqetësime në SHBA dhe shtetet e tjera perëndimore, mbi atë se sa kontroll ka Partia Komuniste kineze te ByteDance dhe të dhënat që posedon.

TikToku vazhdimisht ka mohuar pretendimet se qeveria kineze ka kontroll mbi ByteDance.