Kompania Kingston Digital Europe Co LLP ka filluar me liferimin e SSD-së A2000 NVMeTM PCIe. Bëhet fjalë për drajvin e njëanshëm M.2, në linjën e përballueshme të SSD-ve të gjeneratës së ardhshme NVMe PCIe, e cila përdorë 3D NAND.
SSD A2000 NVMe PCIe ofron performancë efikase, konsum të ulët dhe çmim të ulët, gjë që e bën zgjidhje të përsosur për ruajtjen e të dhënave për përdoruesit e pajisjeve ultrabook dhe notebook.

Kjo SSD është një zgjidhje e përballueshme për ruajtje të të dhënave me shpejtësi mbresëlënëse për lexim dhe regjistrim deri në 2200 MB/s dhe 2000 MB/s, me çfarë ofron performancë tri herë më të madhe krahasuar me SSD-të SATA, shkruan KOHA Ditore. A2000 është drajv me mbështetje për mbrojtje end-to-end dhe e përdor enkriptimin harduerik 256-bit AES. Kjo është mbështetje e integruar eDrive - specifikim për ruajtje të sigurtë të të dhënave për përdorim me BitLocker.
SSD-ja Kingston A2000 NVMe PCIe është në dispozicion në kapacitete prej 250 GB, 500 GB dhe 1TB, mbështetet nga një garanci pesëvjeçare dhe mbështetje teknike falas.