Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos ka shitur rreth 12 milionë aksione të kompanisë së shitjes me pakicë dhe shërbime cloud për rreth 2 miliardë dollarë, raportoi Reuters.
Siç raportohet, shitja është zhvilluar të mërkurën dhe të enjten e kësaj jave.
Javën e kaluar, Amazoni ka njoftuar se pronari i tij do të shiste deri në 50 milionë aksione të firmës.
Plani i shitjes, i cili i nënshtrohet kushteve të caktuara, u miratua më 8 nëntor 2023 dhe do të përfundojë deri më 31 janar 2025, sipas raportit të fundit vjetor të kompanisë.
Bezos, i cili dha dorëheqjen si shefi ekzekutiv i kompanisë dhe mori detyrën si kryetar ekzekutiv në vitin 2021, themeloi Amazonin si shitës librash në vitin 1994.
Ai është aktualisht personi i dytë më i pasur në botë me pasuri neto prej 200 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg Billionaires Index.