Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Për sa do të falimentonin Musk dhe Bezos nëse shpenzojnë një milion dollarë çdo ditë?

Shefi i Teslas, Elon Musk dhe ai i Amazonit, Jeff Bezos, janë ndër njerëzit më të pasur në botë. Uebfaqja “Unilad Tech” bëri një analizë interesante që tregon më së miri se sa të pasur janë ata.

Aktualisht, Musk ka pasuri 183 miliardë dollarë, ndërsa Bezos ka rreth 177 miliardë dollarë (sipas listës së miliarderëve të Forbes). Një mënyrë për të parë se sa të pasur janë ata [Musk dhe Bezos] është se sa shpejt do të falimentonin nëse do të shpenzonin një milion çdo ditë.

Besoni apo jo - edhe nëse do të shpenzonin një milion dollarë çdo ditë, pa përjashtim, do të duhej rreth gjysmë mijëvjeçari për të falimentuar.

Pasuria e Bezosit do të zgjaste 485 vjet, ndërsa e Muskut 501 vjet.

Për t'i bërë gjërat edhe më interesante, dyshja ka lidhur një pjesë të madhe të pasurisë së tyre në investime me fitime solide, ndaj mund të jetë pothuajse e pamundur të falimentojnë - sepse janë duke bërë para gjatë gjithë kohës.