Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Inteli sjell SSD-në 665p me QLC NAND 96 shtresor të gjeneratës së dytë

Teknologjia NAND po vazhdon të evoluojë, duke mundësuar performanca të përmirësuara, çmim më të ulët dhe konkurrencë më të fortë në treg. QLC NAND është një nga inovacionet më të fundit të NAND, i cili e rrit dendësinë e hapësirës NAND për të mundësuar më shumë hapësirë ruajtjeje me një kosto më të ulët, raporton Overclock3D.

Intel 660p është bërë shpejt një nga SSD-të më të popullarizuara që punojnë me QLC, ndërsa tani po e ndryshon modeli Intel 665p, shkruan KOHA Ditore. Modeli më i ri e përdor QLC NAND të gjeneratës së dytë të Intelit, i cili karakterizohet nga 96 shtresa në vend të NAND-it me 64 shtresa të përdorura nga modeli 660p i SSD-së.

Image

Intel 665p e përdor kontrolluesin Silicon Motion SM2263 (të njëjtin si tek modeli 660p), kështu që të gjitha përmirësimet e performances vijnë nga ndryshimet e NAND të Intelit. Kompania do ta lansojë SSD-në e përmendur me kapacitete 1TB dhe 2TB.

SSD-ja e re mundëson përmirësime të konsiderueshme të performancës në segmentin e regjistrimit dhe leximit të të dhënave, si dhe rritje deri në 50% të qëndrueshmërisë, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për modelin 2TB. Inteli planifikon ta plasojë SSD-në 665p në treg në fillim të vitit 2020.