Janë paraqitur informacione për procesorët Gemini Lake Refresh dhe ato i përfshijnë modelet Pentium dhe Celeron për desktop dhe laptop dhe janë krijuar në proces prej 14nm. Versionet e reja karakterizohen nga takte më të larta punuese, raporton Guru3D.
Procesorët Gemini Lake Refresh priten këtë vjeshtë në formën Pentium J5040, si dhe Celeron J4125 dhe J4025 për desktop. Është përmendur vetëm shpejtësia e taktit për modelin Pentium, shkruan KOHA Ditore. Bëhet fjalë për procesorin 2.0 GHz me shpejtësi turbo deri në 3.2 GHz. Pentium J5005 aktual e ka një takt prej 1.5 GHz, me boost deri në 2.8 GHz.
Procesorët e rinj janë akoma të bazuar në arkitekturën 14nm Goldmont Plus dhe e kanë të njëjtën grafikë dhe cache të Intel UHD. Priten gjithashtu modelet mobile Pentium N5030, Celeron N4120 / N4020.