Gjatë panairit CES 2020, Inteli e bëri një deklaratë mjaft ambicioze: kompania planifikon ta tejkalojë 5GHz me procesorin e ardhshëm të gjeneratës së 10-të Core i7 H-series, të destinuar për laptopë, raporton Engadget.
Kjo do t'i bëjë procesorët edhe më të shpejtë se modeli aktual nga seria Core i9 H - 9980HK, i cili i ofron maksimalisht 5GHz. Nga ana tjetër, nuk është për t’u habitur që Inteli ka dëshirë t’i tejkalojë këto shpejtësi, por është interesante që këtë e bën me linjën më të ulët i7, shkruan KOHA Ditore. Kjo do të thotë që modelet nga linja i9 potencialisht do të jenë edhe më të shpejtë.
Përveç kësaj, kompania pohon se procesorët e gjeneratës së 10-të të serisë H do të kenë shkallëzime më të mira në tetë bërthamat e veta, gjë që do të duhej të mundësojë përmirësime të mëtejshme të performancës.
Inteli nuk ka dashur të publikojë më shumë detaje në lidhje me procesorët e ardhshëm, por më shumë informacione priten gjatë ditëve të ardhshme.
-
TDP-ja e procesorit të ardhshëm Intel Core i9-9900KS
-
Prezantohen CPU-të Intel 10nm Ice Lake të gjeneratës së dhjetë
-
Intel Core i9-9900KS mund t’i arrijë 5GHz nga të tetë bërthamat
-
Gjenerata e nëntë e procesorëve të Intel Core Mobile me deri tetë bërthama dhe shpejtësi deri në 5GHz
-
Inteli publikon pa planifikuar specifikimet e procesorëve të gjeneratës së nëntë të serisë H