Inteli e ka lansuar gjeneratën e nëntë të procesorëve Core Mobile, me të cilën i sjell çipat Cool Lake Refresh në platformat mobile nëpërmjet serisë H. Me këtë në laptopë mbërrijnë procesorët me deri tetë bërthama dhe takt pune deri në 5GHz, me një TDP i cili mund të konfigurohet deri në 45W, raporton Overclock3D.
Përveç procesorë të rinj, Inteli në tregun masiv i plason edhe SSD-të hibride Optane H10 QLC/Optane, duke e lidhur linjën në mes të SSD-ve tradicionale dhe atyre Optane, për ta ofruar ekulibrin më të mirë në mes të çmimit, performancës dhe kapacitetit.
Sa u përket procesorëve, taktin e sipërpërmendur prej 5GHz e arrin vetëm i9-9980HK, i cili e përdor teknologjinë e Intel Velocity Boost për të arritur shpejtësi aq të larta kur këtë e lejojnë ftohjet dhe furnizimet e laptopit. Ky procesor mobil vjen edhe me një shumëzues të hapur për overclockim.
Në tabelën përcjellëse mund t’i shihni specifikimet e krejt gjeneratës së nëntë të procesorëve mobil, të përbërë nga modelet me çip tetëbërthamësh i9-9980HK deri në katërbërthamësh i5-9400H, shkruan KOHA Ditore.

Gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm në treg priten laptopët nga të gjithë prodhuesit më të mëdhenj, të cilët në vete do ta implementojnë gjeneratën e nëntë të procesorëve të Intel, Core Mobile.
-
Intel: CPU-të e ardhshëm të serisë H do të kenë shpejtësi prej mbi 5GHz
-
TDP-ja e procesorit të ardhshëm Intel Core i9-9900KS
-
Specifikimet e Intel Comet Lake sugjerojnë 10 bërthama, socket të ri dhe procesin 14nm+++
-
Prezantohen CPU-të Intel 10nm Ice Lake të gjeneratës së dhjetë
-
Intel Core i9-9900KS mund t’i arrijë 5GHz nga të tetë bërthamat