Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Inteli paralajmëron Thunderbolt 4

Inteli ka prezantuar familjen Tiger Lake të procesorëve mobilë, e cila, përveç akceleratorëve AI dhe grafikës së integruar Intel Xe, e ka edhe mbështetjen Thunderbolt 4. Bëhet fjalë për versionin më të ri të konektorit ekstern të Intelit, raporton GSMArena.

Është mjaft e çuditshme që standardi i ri nuk duket të jetë më i shpejtë se Thunderbolt 3. Detajet janë të pakta, por Inteli thekson se është katër herë më i shpejtë se USB 3.1 (10Gbps), që do të thotë se e ofron një maksimum prej 40Gbps (të njëjtën shpejtësi si Thunderbolt 3).

Standardi i ri Thunderbolt e përdor të njëjtin konektor si USB-C, me të cilin është kompatibil, shkruan KOHA Ditore. Nuk dihet nëse standardi i ri është i bazuar në PCIe 4.0 ose jo (Thunderbolt 3 e përdor PCIe 3.0), apo çfarë përfitimesh mund të sjellë ai. Këto detaje do të publikohen më vonë.

Çipat e lartpërmendur Tiger lake u krijuan në procesin 10nm+, ndërsa laptopët e parë që do ta përdorin do të shfaqen më vonë gjatë vitit.