Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Thunderbolt 3 bëhet USB4?

USB Promoter Group ka publikuar specifikimet USB4, të cilat falë kontributit të Intelit me standardin Thunderbolt ofrojnë bandwith 40 Gbps dhe përmirësim dy herë më të madh në krahasim me USB 3.2 Gen 2X2 (që është prezantuar para pak kohësh).

Kjo do të thotë që Inteli ia ka dorëzuar standardin Thundebolt 3.0 grupacionit USB Promoter, duke mundësuar në mënyrë efektive që Thunderbolt 3 të bëhet versioni i ardhshëm i USB-së. Njëkohësisht standardi ruan kompatibilitetin e plotë me versionet USB 3.2, USB 2.0 dhe Thunderbolt 3, përcjell Overclock3D.

Duke filluar me Ice Lake dhe procesorët e ardhshëm 10nm të Intelit, kjo kompani planifikoin që ta integrojë Thunderbolt 3.0 direkt në çipat e vet. Kjo e bën Intelin një prej të parëve prodhues me përkrahjen për standardin USB4, që është përparësi në të cilën llogarit Inteli kur bëhet fjalë për luftën në treg me AMD-në.

Inteli kështu ka siguruar që standarin Thunderbolt i kësaj kompanie të pranohet nga të gjithë prodhuesit e mëdhenj, dhe njëkohësisht t’u ofrojë edhe një përparësi të qartë ndaj konkurrencës, kur bëhet fjalë për implementimin e përkrahjes USB4, shkruan KOHA Ditore.

Specifikimet e plota të standardit USB4 do të publikohen gjatë ngjarjes USB Developers Days 209 por pritet që USB4 në pjesën më të madhe të jetë version i modifikuar i standardit Thunderbolt 3.