Rrjeti i madh social, Instagram, ka shtuar një veçori të re me të cilën ua mundëson përdoruesve të shtojnë përemrat e preferuar në profilin e tyre.
“Shtoni përemrat te profili juaj”, ka njoftuar Instagrami në Twitter. “Fusha e re është në dispozicion te pak shtete, me planet për t’u zgjeruar”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInstagrami s’ka dhënë detaje për cilat shtete funksionon veçoria.
Veçoria e re ua mundëson përdoruesve të zgjedhin përemrat përmes klikimit në “Edit Profile” dhe më pas te “Pronouns”, e më pas duke hapur një listë ndihme nga Instagrami e ku mund të zgjidhen deri katër përemra për vete.
Pas kësaj, përemrat do të shfaqen afër emrit të përdoruesit.
