Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

HP Elite Dragonfly do të ketë integrim të Qualcomm 5G dhe Tile

HP Elite Dragonfly është lansuar së fundi, por kompania tashmë po e përgatit edhe gjeneratën e dytë të laptopit. Elite Dragonfly G2 përfshin procesorët e gjeneratës së 10-të të Intelit, Comet Lake vPro, por nuk do të dalë në treg para verës, raporton Neowin.

Modeli ekzistues do të ketë funksione të reja dhe do të ketë CPU me tetë bërthama. Risi do të jetë mbështetja për 5G, përmes modemit Qualcomm Snapdragon X55. Kjo është veçanërisht interesante, duke pasur parasysh që kompjuterët 5G me procesor të Intelit nuk priteshin para vitit 2021 (dhe ata duhet të kishin modemë Mediatek). Megjithatë, si duket kompania Qualcomm është e gatshme ta implementojë zgjidhjen më herët.

Edhe një risi që e sjell Elite Dragonfly G2 është integrimi i Tile, shkruan KOHA Ditore. Tile është integruar në laptop, duke e mundësuar gjetjen më të lehtë të pajisjes tuaj, pranimin e njoftimeve nëse e lini PC diku tjetër.

Elite Dragonfly gjithashtu do të ketë përmirësime Sure View, ndërsa në pyetje është teknologjia e HP-së për privatësi të ekranit. Kjo do t'i parandalojë të tjerët të shikojnë mbi supin e përdoruesit për të parë se çfarë shikon apo punon ai. Teknologjia e re quhet Sure View Reflect dhe do të funksionojë më mirë në lloje të ndryshme ndriçimi.

Integrimi Tile do të jetë në dispozicion në Elite Dragonfly G2 nga shkurti, ndërsa mbështetja 5G vjen gjatë verës.