Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Hakerët që sulmuan “Despaciton” në YouTube dalin para gjykatës

Dy shtetas francezë janë akuzuar në Paris pas sulmit kibernetik në faqen e YouTubet.

Hakerët vitin e kaluar kishin sulmuar disa video muzikore, përfshirë edhe hitin e Luis Fonsit – “Despasito”, e cila është kënga më e shikuar në YouTube e të gjitha kohërave, transmeton BBC.

“Despasito” ka mbi pesë miliardë shikime dhe hakerët e ndryshuan me forcë duke vendosur fotografinë e personave të maskuar dhe të armatosur, përcjell KP.

Zyra e prokurorisë në Paris ka akuzuar për rastin 18-vjeçarin Nasim B. dhe Gabriel KAB, të cilët policia i identifikoi me emrat e tyre në internet si “Prosoks” dhe “Kuroish”.

Hakerët arritën të hyjnë edhe në profilin e platformës së popullarizuar muzikore “Vevo” në YouTube dhe zëvendësuan faqet e këngëve dhe në disa prej tyre vendosën porosi pro palestineze.

Ata hakuan edhe video xhirimet e yjeve tjera si Selena Gomes, Taylor Swift, Katty Perry, Shakira, Chris Brown.