Kënga “Despacito” e këngëtarit nga Porto Riko, Luis Fonsi, me ritmin e saj të ngjashëm me rege, është vlerësuar se është kënga me më së shumti shikime e të gjitha kohërave.
Kompania, Universal Music Latin Entertainment, tha se “Despacito”, në formën e saj origjinale dhe në verzionet remix, ka arritur 4.6 miliardë shikime në platforma të ndryshme, përfshirë YouTube dhe Spotify.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Despacito”, që në gjuhën spanjolle do të thotë “ngadalë”, për 10 javë ishte në vendin e parë të toplistave në Shtetet e Bashkuara.
Kjo është kënga e parë në gjuhën spanjolle që ka arritur në këtë pozitë të lartë, prej këngës “Makarena” në vitin 1996, raporton agjencia AFP.