Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Despacito” kthehet në YouTube

14:14 - Kënga më e dëgjuar në histori të YouTubet, “Despacito”, është kthyer sërish në këtë platformë.

Sot ajo ishte fshirë nga disa hakerë, por tani kënga është kthyer në platformën më të madhe të videove me shifrën e njëjtë të klikimeve, mbi 5 miliardë.


Kënga më e dëgjuar në histori fshihet nga YouTube

Kënga më e dëgjuar në histori të YouTubet, “Despacito” e kënduar nga Luis Fonsi, është fshirë nga kjo platformë e videove, pas një sulmi kibernetik.

Vetëm pesë ditë pasi u njoftua se kjo video arriti historinë duke kaluar shifrën e pesë miliardë klikimeve, ajo është zhdukur tërësisht nga YouTube.

Viktima të sulmit kanë qenë edhe artistë të tjerë si Shakira, Selena Gomez, Taylor Swift e Drake. Të gjitha këto klipe ishin të postuara nga Vevo.

Hakerët, që e quajnë veten Prosox dhe Kuroi’sh, kanë shkruar “Liri për Palestinën” si përshkrim të videove.

“Despacito” ishte lansuar në janar të vitit 2017 dhe që nga lansimi ka vazhduar të thyejë rekorde.

Artikuj të ngjashëm