Kompania teknologjike Google ka lansuar një version eksperimental të motorit të tij të kërkimit me inteligjencë artificiale.
Ky version i ri është i disponueshëm vetëm për abonentët e Google One AI Premium, raportoi të mërkurën Reuters.
"Kemi dëgjuar nga përdoruesit se duan përgjigje të AI-së për më shumë nga kërkimet e tyre," tha Robby Stein nga kompania.
Google One AI Premium mund të përdoret pas një pagese prej 19,99 dollarësh në muaj dhe ofron qasje të veçantë në disa veçori të AI-së.
Me modalitetin AI, përdoruesit shohin përmbledhje më gjithëpërfshirëse të inteligjencës artificiale me vegëza për faqet e cituara të internetit.
Artikuj të ngjashëm
-
Google lanson “AI Mode” në fazën tjetër të rrugëtimit për ta ndryshuar mënyrën e kërkimit
-
Google shton përdorimin e inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit në internet
-
Google lanson versionin e ri të modelit të saj AI, Gemini 3
-
Google zhvillon mjet të AI-së si bashkëveprues të shkencëtarëve
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës