Google ka hequr aplikacionin për Android që ka ndihmuar njerëzit të fshinin aplikacionet e krijuara në Kinë, shkruan BBC.
“Remove China Apps” ishte shkarkuar më tepër se një milion herë në dhjetë ditët e para të lansimit. Doli veçanërisht i popullarizuar në Indi, ku tensionet me Kinën janë të larta për shkak të mosmarrëveshjeve kufitare në Himalajet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGoogle ka thënë se aplikacioni ka shkelur rregullat e shitores së aplikacioneve të saj, por nuk ka dhënë detaje tjera.
Softueri ishte zhvilluar nga firma nga India “One Touch AppLabas”.
Në faqen e vet firma nga India ka shkruar: “TË dashur miq, Google ka hequr Remove China Apps nga Google Play Store. Faleminderit për gjithë përkrahjen e juaj gjatë dy javëve të fundit. Ishit të jashtëzakonshëm”.
Aplikacioni ka shënjestruar faqen e rrjeteve sociale TikTok, që është në pronë të Bytedancet me seli në Pekin. Po ashtu edhe platformën e video-konferencave Zoom, që ka seli në Kaliforni, por është themeluar nga një sipërmarrës i lindur në Kinë.
Mirëpo, nuk ka qenë në gjendje të zbulojë aplikacionet të instaluara më herët në smartfonët e prodhuar në Kinë.