Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google gjobitet nga Rusia me mbi 80 milionë euro

Një gjykatë në Moskë ka gjobitur Google me mbi 86 milionë euro për dështimin e përsëritur për të fshirë përmbajtjen e konsideruar të paligjshme në Rusi.

Detajet e përmbajtjes fyese nuk janë specifikuar në njoftimin e shërbimit për shtyp të gjykatës.

Kjo është hera e parë në Rusi që një gjigant teknologjik goditet me gjobë bazuar në qarkullimin e saj vjetor. Google ndërkohë ka bërë të ditur se do të studiojë vendimin e gjykatës përpara se të vendosë për hapat e mëtejshëm.

Autoritetet ruse kanë rritur presionin ndaj firmave të teknologjisë këtë vit, duke i akuzuar ato për mos moderimin e duhur të përmbajtjes së tyre, dhe për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.

Disa orë pasi u shpall vendimi për Google, një gjobë e madhe iu dha Metës, kompanisë mëmë të Facebookut, për shkelje të ngjashme të lidhura me përmbajtjen.

Në fillim të kësaj jave, Twitterit iu dha gjithashtu një gjobë prej miliona euro për akuza të ngjashme.

Edhe Rusia gjobit Googlen me 78 milionë dollarë për injorim të gjobave të mëparshme Tech Rusia gjobit Googlen me 78 milionë dollarë për injorim të gjobave të mëparshme

Ky nuk është problemi i parë që Google ka pasur me autoritetet ruse mbi ligjet e përmbajtjes. Në maj të këtij viti, mbikëqyrësi i medias ruse kërcënoi se do të ngadalësonte shpejtësinë e Google nëse nuk arrinte të fshinte 26,000 raste të përmbajtjes së paligjshme, të cilat sipas saj lidhen me drogën, dhunën dhe ekstremizmin.

Presidenti Vladimir Putin ka nxitur zhvillimin e të ashtuquajturit internet sovran, i cili do t'i jepte qeverisë më shumë kontroll mbi atë që qytetarët e saj mund të kenë akses.

Kritikët kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e fushatës, për të shtypur fjalën e lirë dhe mospajtimin online.