Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Flappy Bird, ende i qasshëm

Flappy Bird

Loja e famshme online, Flappy Bird, ishte bërë virale në internet në 2013-n kur ishte lansuar për herë të parë.

Ajo kishte thyer rekorde të shkarkimit pasi mbi 90 milionë persona e kishin shkarkuar në telefonin e tyre. Por, ndonëse loja ishte larguar gati një vit pas, ajo ende është e qasshme.

Kështu ka shkruar “Engadget” në një artikull, ku thotë se dashamirët e saj mund ta shkarkojnë, por me disa ndryshime.

Ajo mund të merret në pajisje të tjera të mençura dhe të shkarkohet pa pagesë, por ndryshimi i vetëm është se loja do të jetë në ngjyrat bardh dhe zi.

Loja e famshme mund të shkarkohet nga sistemi Itch.io.

Pse Flappy Bird ishte hequr nga përdorimi?

Edhe “Fortnite” rikthehet në iPhone, por vetëm në këto shtete Tech “Fortnite” rikthehet në iPhone, por vetëm në këto shtete

Programuesi i saj, Dong Nguyen, pati thënë se loja ishte krijuar për të luajtur në pak minuta, por jo për të krijuar varësi.

“Unë mendoj se ishte bërë problem. E për të zgjidhur këtë problem, është më mirë ta hiqni Flappy Bird”, ishte shprehur ai, duke thënë se ndihet përgjegjës për varësinë që kjo lojë ua ka krijuar njerëzve.