Një hulumtim që ka kryer BBC-ja ka gjetur se fëmijët po e ekspozojnë vetën në mënyra eksplicite në uebsajtin në rritje të videove të drejtpërdrejta interaktive “Omegle”.
Kjo faqe interneti po u mundëson njerëzve që të lidhen në video virtuale e po ashtu përmes bisedave të ndryshme mirëpo është shqetësues reputacioni i saj se shpeshherë ka përmbajtje të paparashikueshme.
Grupet ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve kanë ngritur shqetësimet rreth siç thuhet përdorimit të fëmijëve dhe abuzimit seksual të tyre nga kjo faqe.
Mirëpo themeluesi i saj Leif K Brooks i ka thënë BBC-së se faqja ka rritur përpjekjet për kontroll të përmbajtjes muajve të fundit.
Sipas hulumtimeve të fundit “Omegle” është rritur globalisht nga 34 milionë vizita në muaj gjatë janarit të vitit 2020 në 65 milionë sosh në janar të vitit 2021.
-
OBSH-ja kërkon veprime urgjente: Fëmijët në Evropë janë në rrezik nga rrjetet sociale
-
Aplikacionet metaverse po u japin qasje fëmijëve në përmbajtje të rriturish
-
Google dhe YouTube forcojnë sigurinë e fëmijëve në internet
-
Mjekët paralajmërojnë se koha e tepërt para ekranit dëmton fëmijët
-
Facebooku dhe Instagrami akuzohen se nuk po bëjnë shumë për të mbrojtur fëmijët nën 13 vjeç