Disa aplikacione në Metaverse, rrjet 3D i botës virtuale, janë "të rrezikshme nga dizajni", ka paralajmëruar NSPCC në përgjigje të një hetimi të BBC-së.
Një studiuese e paraqitur si një vajzë 13-vjeçare ishte dëshmitare e materialeve seksuale, ofendimeve raciste dhe një kërcënimi për përdhunim në botën virtuale.
Organizata bamirëse e fëmijëve tha se ishte "e tronditur dhe e zemëruar" me gjetjet.
Studiuesja e BBC News - duke përdorur një aplikacion me vlerësim për moshën 13 vjeç - vizitoi dhoma virtuale ku simulohej seksi. Asaj iu treguan lodra seksi dhe prezervativë dhe iu afruan shumë burra të rritur.
Mark Zuckerberg mendon se Metaverse mund të jetë e ardhmja e internetit - aq shumë, sa kohët e fundit ai e riemëroi Facebookun si Meta, me kompaninë që investoi miliarda në zhvillimin e kufjeve të saj Oculus Quest.
Studiuesja e BBC News krijoi një profil të rremë për të krijuar llogarinë e saj - dhe identiteti i saj i vërtetë nuk u kontrollua.