Meta, kompania amë e Facebookut dhe Instagramit, është akuzuar se ka mashtruar publikun në lidhje me rreziqet e përdorimit të rrjeteve sociale dhe ndikimin në krizat e shëndetit mental në mesin e të rinjve, raporton BBC.
Pretendimet janë bërë në një padi federale, të bërë nga dhjetëra shtete amerikane.
Ato thonë se kompania përdori veçori të varësisë për “të futur në grackë” përdoruesit, duke fshehur “rreziqet thelbësore” të platformave të saja.
Meta ka thënë se është e zhgënjyer.
Në padi thuhet se Meta ka thyer ligjet për mbrojtjen e konsumatorëve, duke u përfshirë në sjellje mashtrimi.
Thuhet se kompania mblodhi të dhëna për fëmijët nën moshën 13-vjeçare, duke shkelur detyrimet që ka sipas Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.
“Kompanitë e rrjeteve sociale, përfshirë Metan, kanë kontribuuar në një krizë kombëtare të shëndetit mendor të të rinjve dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha prokurorja e përgjithshme e New Yorkut, Letitia James, një nga 33 prokurorët e përgjithshëm që nënshkruan padinë.
Edhe
Meta dakordohet për ndryshime të mëdha në Facebook e Instagram pas marrëveshjes 17 mld dollarëshe
Nëntë shtete të tjera gjithashtu kanë bërë pretendime të ngjashme për paditë e tyre.
“Jemi të zhgënjyer që prokurorët e përgjithshëm kanë zgjedhur këtë rrugë”, ka thënë një zëdhënës i Metas.
Meta dhe kompanitë thera të rrjeteve sociale po përballen me qindra padi në SHBA që janë ngritur nga familjet, të rinjtë dhe shkollat, në lidhje me ndikimin që kanë në shëndetin mental.
-
Meta "fshehu të vërtetën" lidhur me sigurinë e fëmijëve - Nis gjyqi për rrjetet sociale
-
Meta gjobitet me mbi 500 milionë dollarë për rrezikimin e fëmijëve në rrjetet sociale
-
Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve
-
Rregullatori amerikan paralajmëron rrezikun nga Facebooku dhe Instagrami për fëmijët