Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google dhe YouTube forcojnë sigurinë e fëmijëve në internet

Google po përpiqet të forcojë sigurinë e të miturve në internet, me masa në lidhje me të dhënat personale dhe përmbajtje potencialisht të papërshtatshme, njoftoi sot gjiganti i internetit, platforma e të cilit në YouTube është rregullisht në sytë e autoriteteve përgjegjëse për mbrojtjen e të miturve.

“Ndërsa të rinjtë kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në internet, prindërit, mësuesit, ekspertët e privatësisë dhe sigurisë, si edhe krijuesit e politikave, me të drejtë kërkojnë mënyra për ta bërë shfletimin e internetit nga fëmijët dhe adoleshentët më të sigurt”, tha në një deklaratë Mindy Brooks, menaxhere e përgjithshme e departamentit “Fëmijët dhe Familjet” në Google.

“Ne jemi në kontakt të rregullt me ​​ta për t’i përshtatur vazhdimisht produktet dhe mjetet tona të kontrollit për audiencat e reja”, shtoi ajo.

Në YouTube, videot e ngarkuara nga adoleshentët e moshës 13 deri në 17 vjeç do të parazgjidhen në modalitetin “privat”.

Nëse opsioni nuk është i çaktivizuar, videot mund të shikohen vetëm nga përdoruesit e zgjedhur nga autori.

Këta të mitur ose prindërit e tyre tani do të jenë, gjithashtu, në gjendje të kërkojnë heqjen e imazheve të tyre nga rezultatet e kërkimit të imazheve të Google.

Edhe YouTube do t’ua mundësojë prindërve ta ndalojnë “scrollin” pa fund për adoleshentët Tech YouTube do t’ua mundësojë prindërve ta ndalojnë “scrollin” pa fund për adoleshentët

Çështja e heqjes së përmbajtjes problematike në përgjithësi, nga informacioni i rremë në imazhe komprometuese, me kërkesë të autoriteteve ose individëve, është një subjekt i përsëritur i proceseve gjyqësore për platformën.

Sërish përsa i përket të dhënave personale, historia e pozicioneve tani do të mbetet e çaktivizuar, pa mundësinë e aktivizimit të saj, për të gjithë të rinjtë nën moshën 18 vjeç, në mbarë botën.

Dhe për t’i mbrojtur ata nga përmbajtja “e pacensuruar dhe e papërshtatshme”, Google do të aktivizojë një filtër, “SafeSearch”, në motorin e kërkimit për të gjithë të miturit./ atsh