Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Facebooku rivalizon direkt TikTokun

Pasi publikisht lansoi veçorinë “Reels” vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shtator, Facebooku të martën zyrtarisht ka lëshuar veçorinë e re për 150 shtete. Lëvizja është përgjigja direkte për kërcënimet që po vijnë nga rrjeti social TikTok.

Veçoria e re ua mundëson përdoruesve të shpërndajnë video në formë të shkurtra në Facebook apo Instagram. Ngjashëm me TikTokun, “Reels” ua mundëson përdoruesve të krijojnë video të shkurtra me muzikë apo zë të caktuar në sfond, e që më pas mund të ndahet me miqtë dhe ndjekësit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Facebooku do të sjellë edhe mënyra të reja që krijuesit të përfitojnë para nga “Reels” përmes reklamimit dhe së shpejti – “yjeve”.

Meta, kompania amë e Facebookut, ka parë se TikTok muajve të fundit ka përjetuar rritje masive dhe konsiderohet se kjo më së shumti është bërë përmes “Reels”. Kompania ka thënë se rritja është shënuar edhe në Instagram dhe se këtë po synon ta bëjë edhe në Facebook.