Facebook po zhvillon teknologjinë e saj të njohjes së fytyrës për të gjithë përdoruesit, tha kompania e mediave sociale, pasi ndërpreu një tipar të lidhur me “Sugjerimet Tag”, transmeton Koha Jonë
Karakteristika e vjetër u mundësoi përdoruesve të zgjedhin nëse Facebook mund të sugjerojë që miqtë e tyre t’i etiketojnë ata në foto, pa u dhënë atyre kontroll mbi veprimin e kryer.
Vendosja e njohjes së fytyrës, e disponueshme për disa përdorues të Facebook që nga dhjetori 2017, ka funksione shtesë siç është dhe njoftimi nëse dikush me një profil të panjohur po përdor fotot tuaja.
Kjo risi i jep zgjidhje një ndër problemeve të privatësisë që Facebook ka pasur.
Kompania tha se vazhdon të angazhohet me ekspertë, akademikë, rregullatorë dhe përdoruesit e saj në njohjen e fytyrës dhe opsionet e saj të kontrollit.
-
Facebook nuk do të përdorë më aplikacionin e njohjes së fytyrës
-
Aplikacioni i ri i Facebookut ju mundëson të gjeni profile përmes fytyrës
-
Facebooku largon softuerin për njohje automatike të fytyrës
-
Facebooku ua lë përdoruesve vetëm dy opsione për çështjen e ndjekësve
-
X do të mbledhë të dhëna biometrike të përdoruesve