Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Facebooku largon softuerin për njohje automatike të fytyrës

Facebooku ka njoftuar se po e largon softuerin për njohjen e fytyrës për identifikimin e miqve në fotot në këtë rrjet social. Ky softuer shërbeu për sugjerim automatik për tagimin e miqve në fotot e postuara në murin e përdoruesit.

Në vend të opsionit "sugjerime për tagim", Facebooku do ta prezantojë modifikimin për kornizim të fytyrës për nevoja të ndryshme, tha ai. Ky opsion do të jetë në gjendje të deaktivizohet ose aktivizohet.

Një gjykatë amerikane më herët e hodhi poshtë përpjekjen e gjigantit të teknologjisë për të shpjeguar nëse mënyra se si ata i mbledhin fotot e fytyrave ishte e ligjshme, shkruan KOHA Ditore. Kompania ka dështuar ta bindë gjykatën se secili përdorues i Facebookut e ka dhënë pëlqimin e tyre për një gjë të tillë.

Në Illinois, një proces gjyqësor u ngrit kundër Facebookut për shkak të opsionit "sugjerim për tagim", ndërsa gjykata federale e apelit vendosi se rasti mund të inicohet.

Artikuj të ngjashëm