Kompania Cooler Master i ka prezantuar shtëpizat NR Series me dy modele të reja: MasterBox NR400 dhe MasterBox NR600. Seria NR implementon dizajn minimalist dhe performanca të jashtëzakonshme, shkruan KOHA Ditore.

Dy modelet e prezantuara të shtëpizës mbështesin formate të ndryshme. Modeli më i vogël MasterBox NR400 i mbështet pllakat amë deri në formatin mATX, ndërsa ai më i madh MasterBox NR600 pllakat amë deri në formatin standard ATX. Shtëpizat NR Series karakterizohen nga këto funksione:
Dizajni minimalist mesh – dizajni elegant i elementeve aplikohet në rrjet për performancë optimale termike;
Performanca optimale termike paneli i përparmë i plotë rrjetor dhe paneli i epërm me ajrosje ofrojnë potencial të plotë të ftohjes;
Dizajn i paneleve anësore prej qelqi të kalitur;
Port për kufje;
Edhe
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
Mbështetje për kartelat grafike deri në 346mm (NR400)/410mm (NR600);
Menaxhim cilësor i kabllove me hapësirë prapa pllakës amë.
Shtëpizat Cooler Master MasterBox NR400 dhe MasterBox NR600 do të jenë në dispozicion në fund të prillit, me çmime të shitjes me pakicë prej 60 dhe 70 euro.