Tiktoku është rrjeti social më i përdoruri nga kosovarët në vitin 2024, thonë të dhënat e publikuara nga “Cloudflare Radar”.
Kjo platformë, që analizon trafikun e internetit në kohë reale dhe i mbledh të dhëna nga përdoruesit e këtij sistemi, ka publikuar edhe renditjen e rrjeteve dhe platformave të tjera. TikToku pasohet nga Google, Facebook, Snapchat, Apple, Youtube, iCloud, Roblox, Instagram.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë raport tutje thuhet se 53.2 për qind e kosovarëve sivjet shfrytëzuan internetin nga pajisjet iOS të Apple. Në Android operuan 46.8 për qind.
Google mbetet motori kryesor i kërkimit në internet, me 97.2 për qind. Në renditje janë edhe Bing me 1.9 për qind dhe Yahoo me 0.3 për qind. Ndërsa, Chrome është më i madh në Kosovë, me 61.2 për qind.
Cloudflare ka bërë të ditur në raport se Kosova sivjet s'ka regjistruar ndërprerje të madhe të internetit, duke e renditur në mesin e vendeve me internet të sigurt.
Qendra e Ndërprerjes së Radarit thotë se ndërprerje e internetit konsiderohet kur ka fatkeqësi natyrore, ndërprerje e punës së kabllove ose kur autoritetet e shtetit vendosin të ndalojnë lidhjen me internetin.