Përdoruesit e Twitterit në mbarë botën kanë raportuar pamundësinë e përdorimit normal të këtij rrjeti social pasditen e së mërkurës.
Shërbimi që regjistron probleme në funksionimin e aplikacioneve më të njohura, ka njoftuar problemet në Twitter nga ora 11:00 e ditës së sotme.
Shumica e përdoruesve nuk janë në gjendje të rifreskojnë ose në disa raste madje të ngarkojnë ‘tweetat’. As faqja e internetit e Twitter dhe as aplikacioni Twitter për iOS nuk funksionojnë siç duhet.
‘Tweeti’ funksionon në disa pajisje, por në shumë raste vetëm autori mund ta shohë atë pasi afatet kohore nuk funksionojnë.
Kërkimi në Twitter gjithashtu nuk është funksional dhe ka mijëra raporte për ndërprerje në faqen e internetit DownDetector.
-
Rikthehet Facebooku
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi
-
Bie Canva, përdoruesit raportojnë probleme me editimin e fotove dhe videove
-
Sërish probleme teknike në Cloudflare, bien disa uebfaqe