Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Bie Facebooku, probleme me rrjetet sociale

Foto ilustrim

Facebook, Messenger dhe Instagram nuk funksionojnë. Gjithashtu edhe WhatsApp ka telashe, raportojnë një numër i madh përdoruesish në mbarë botën.

Për problemet ka njoftuar edhe vetë Facebooku. “Jemi në dijeni se një problem teknik po ndikon në aftësinë e disa përdoruesve për të hyrë në Facebook. Po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, thuhet në faqen e Facebookut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përdoruesit kanë probleme për t'u identifikuar në Facebook - ata që janë loguar nga llogaritë e tyre nuk mund të hyjnë përsëri dhe ata që tashmë janë identifikuar nuk mund të bëjnë asgjë.

Disa përdorues ankohen gjithashtu se nuk mund të dërgojnë mesazhe në WhatsApp si dhe në Messenger.

Në faqen Downdetector, e cila regjistron probleme me faqet e internetit, një numër i madh personash kanë raportuar se Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp janë jashtë funksionit.

Rikthehen Facebooku e Instagrami

1 v. më parë / 11 dhj 2024 22:52
Foto ilustrim

Aplikacionet në internet, Facebook, Messenger dhe Instagram, janë rikthyer pasi kanë rënë nga sistemi përkohësisht të mërkurën. 

Rifunksionimi i këtyre aplikacioneve ndodhi disa orë pas rënies së tyre nga sistemi.

Sipas “Downdetector”, rënia e këtyre aplikacioneve u raportua të mërkurën në mbrëmje. 

Meta, e cila ka në pronësi këto rrjete sociale, ka njoftuar se po punonte për ta ndrequr këtë problem.