Lojtarët e video-lojës Roblox, u ankuan pasi për 11 orë nuk patën mundësi të qasen në lojë, si pasojë e problemeve teknike.
Platforma online, që përmban mbi 210 milionë përdorues në muaj, deklaroi të mërkurën se po punon “në mënyrë aktive për ta kthyer shërbimin”.
“Jemi të njoftuar se disa prej jush kanë probleme të qasen në Roblox. Ekipi ynë po punon në mënyrë aktive”, shkroi Roblox në Twitter, përcjell BBC-ja.
Platforma për detektimin e uebfaqeve që kanë telashe, Downdetector, njoftoi se brenda disa orëve, të martën u regjistruan mijëra ankesa për mosfunksionim të Robloxit.
Roblox është uebfaqja më e madhe në botë për lojëra online. Lojërat përveç që janë të ndërtuara nga ekipet e kompanisë, mund të krijohen edhe nga vet përdoruesit.
-
Shefi i Robloxit thotë se prindërit e kanë në dorë të mbrojnë fëmijët e tyre
-
Robloxi do t’ua ndalojë fëmijëve t’u shkruajnë mesazhe të tjerëve
-
Netflixi bie për më shumë se 11 mijë përdorues
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Bie Canva, përdoruesit raportojnë probleme me editimin e fotove dhe videove