Prindërit që nuk duan që fëmijët e tyre të luajnë në Roblox nuk duhet t’i lënë ta përdorin, ka thënë shefi ekzekutiv i platformës gjigante të lojërave.
Kjo platformë është kritikuar pas pretendimeve se fëmijët po ekspozohen ndaj përmbajtjeve eksplicite dhe të dëmshme nga lojërat e saj.
Por, shefi i saj Dave Baszucki, ka insistuar se kompania është e kujdesshme në mbrojtjen e përdoruesve, ndërsa ka shtuar se miliona njerëz janë të kënaqur me faqen.
Kur u pyet për mesazhin e tij ndaj prindërve që nuk duan t’i kenë fëmijët në platformë, Baszucki ka thënë: “Mesazhi im i parë do të ishte, nëse nuk doni, mos i leni fëmijët tuaj në Roblox”.
Artikuj të ngjashëm
-
Robloxi do t’ua ndalojë fëmijëve t’u shkruajnë mesazhe të tjerëve
-
TikTok dhe YouTube konsiderohen “jo mjaftueshëm të sigurta” për fëmijët
-
Si t'i mbroni fëmijët nga rrjetet sociale
-
Si i përdorin grupet e urrejtjes dhe organizatat terroriste platformat e lojërave për të rekrutuar fëmijë
-
Çekia në favor të ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç