Tech

Netflixi bie për më shumë se 11 mijë përdorues

Platforma online e filmave dhe serialeve, Netflix, nuk ka funksionuar për më shumë se 11 mijë përdorues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dielën vonë, raportoi Reuters të hënën.

Kështu është bërë e ditur nga Downdetector, faqja e internetit të gjurmimit të ndërprerjeve.

Shkaqet e mosfunksionimit ende nuk janë bërë të ditura.

Downdetector gjurmon ndërprerjet duke u bazuar në të dhënat e disa burimeve, përfshirë përdoruesit.