Tech

Lajm i keq për përdoruesit e Netflixit

Gjiganti i transmetimit, Netflix, ka njoftuar rritjen e re të çmimeve në letrën e fundit drejtuar investitorëve.

“Ndërsa përmirësojmë Netflixin, herë pas here do t'u kërkojmë përdoruesve tanë të paguajnë pak më shumë për të justifikuar këto përmirësime, të cilat nga ana tjetër do të sjellin investime të reja dhe përmirësime në shërbimet tona”, ka thënë kompania.

Netflix lansoi versionin me reklama në nëntor 2022, dhe më vonë, “bllokoi” ndarjen e fjalëkalimeve mes shumë përdoruesve.

Në fillim të këtij muaji, ata njoftuan se kanë 23 milionë përdorues aktivë në versionin me reklama, që sipas parashikimeve të ekspertëve është midis 12 dhe 15 milionë abonentë.

Netflixi ka më shumë se 260 milionë abonentë në mbarë botën, dhe çmimi për versionin me reklama në SHBA kushton 6.99 dollarë dhe nuk është rritur që kur është prezantuar.

Në letrën drejtuar investitorëve, Netflixi nuk ka deklaruar se sa planifikon të rrisë çmimet apo në cilat rajone aplikohet dhe kur.