Downdetector, monitoruesi i ndërprerjeve të platformës në pronësi të Ookla, i ka thënë BBC-së se janë bërë më shumë se katër milionë raportime për probleme në nivel global mëngjesin e së hënës, - më shumë se dyfishi i 1.8 milionë raportimeve që sheh normalisht në një ditë të plotë jave.
"Në orën 06:56 UTC (02:56 AM EDT) përdoruesit filluan të raportonin probleme me AËS, veçanërisht me rajonin e SHBA-së Lindore”, ka thënë monitoruesi.
"Që nga ora 09:50, mbi 500 kompani, në të gjitha 66 faqet tona, po raportojnë probleme."
Kompania ka thënë se kjo përfshin më shumë se 400,000 raportime vetëm në Mbretërinë e Bashkuar në dy orët që nga fillimi i ndërprerjes.
Snapchat, Duolingo dhe Roblox dalin jashtë funksionit
Amazon thotë se shërbimi i saj iCloud computing po përjeton një problem i cili ka ndërprerë...
Artikuj të ngjashëm
-
“X” rikthehet pasi pësoi rënie të hënën
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi
-
Platforma “Booking” konfirmon sulmin kibernetik, preken të dhënat e përdoruesve
-
Bie Canva, përdoruesit raportojnë probleme me editimin e fotove dhe videove